FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD kundër mazhorancës, Boçi: Nisma ka synim emërimet politike në TVSH

Anëtari i Komisionit të Medias, Luçiano Boçi ka zbuluar në studion e lajmeve të Ora News ato që i konsideroi handikape ligjore në propozimin e shumicës për ndryshimin e ligjit për median autovizive.

Luçiano Boçi: Pra që të bëhet ky ndryshim duhet të sillet edhe ndryshimi për nenin 99, pra ngaqë nuk e shohin ligjin në tërësi, e shohin që ka një kombinim të neneve ligjore ngaqë janë tërësuar nga qëllimi i përzgjedhur personi që kanë paracaktuar, e dinë se pengesa ligjore është vetëm pika 3 e nenit 102. Pra edhe kjo moskorrektësi ligjore, antikap shumë i madh ligjor të cilin ne sigurisht do ta lexojmë, por sigurisht unë pasi e lançova në studio ata mund ta ndryshojnë kërkesën e tyre

Ndërsa për qëllimin e ndryshimeve, demokrati Boci thotë se nuk ka asnjë dyshim se synon ti hapë rrugë emërimeve politike në krye të televisionit publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luçiano Boçi: Për të zgjedhur personin politik të përcaktuar, kur i gjithë ligji është në funksion të moszgjedhjes së një njeriu politik në drejtimin e RTSH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke komentuar  përplasjet e fundit mes presidentit dhe mazhorancës, për dekretet e ministrave Ahmetaj e Ekonimi, Boci deklaroi se Presidenti është në afatet ligjore.

Luçiano Boçi: Presidenti është në legjitimitetin e tij për të kryer hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore që i përkasin mënyrës së dekretmit të shkarkimit dhe mënyrës së dekretimit të emërimit të ministrave përkatës. Ai është brenda normalitetit ligjor, ndërsa deklaratat që dalin nga kryeministria apo ministritë janë jashtë normalitetit moral dhe ligjor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?