FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Ministri nuk raporton vetëm te Rama. Lleshaj-Vokshit: S’jam këtu për të parë filma

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, po zhvillon një seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Deputetja demokrate njëherazi kryetare e Komisionit pyeti ministrin e Brendshëm nëse e ka dhënë personalisht urdhërin për të ndërhyrjen e policisë në Fakultete.

“Vetëm se i vunë zinxhirin dyerve të një fakulteti. Do doja të dija se kush e ka dhënë urdhërin për të ndërhyrë, me ç’bazë. Cili është neni që keni zbatuar. A e keni dhënë ju personalisht urdhërin? Mbasi është denoncuar dhe bërë publik nga vetë studentët. A janë marrë masa ndëshkimore ndaj zbatuesve të ligjit. A u gjet kush e ka dhënë urdhërin. A e dini ju që e drejta për të protestuar është një e drejtë e çdo studenti.  Në dijeninë timë urdhëri zbatohet kur ka një njoftim që po kryhet vepër penale.

A ka ndodhur njëra prej këtyre dy rasteve. Kaq kisha për t’ju orientuar. Ju lutem të përqëndrohemi te këto diskutime.  Paradhoma njoftonte se ministri nuk e ndryshonte dot axhendën unë kam kthyer përgjigje zyrtare duke zbatuar nenin e rregullore, për të cilën ju jeni i detyruar për të ardhur në Komision. Ju jeni ministër i ri”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati në Komision:

Swiss Digital Mobile Reklama

Lleshaj: Ftesa për dëgjesë në Komision mbi bazën e çfarë neni është bërë?

Vokshi: Ju para se të vinit këtu nuk e paskeni lexuar. Nuk raportohet vetëm për kryeministrin, por edhe para parlamentit. Është detyrim kushtetues. Pyetja juaj është e pavend.

Lleshaj: Përball kushtetutës jemi të gjithë të barabartë. Kam afat tre javë për t’ju përgjigjur. Sa i përket çështjes suaj, pyetja juaj në fakt është përgjigjur. Strukturat e Policisë nuk kanë ushtruar asnjë dhunë ndaj studentëve protestues. Nuk ka patur asnjë dhunë, përkundrazi. Këtu nuk  ka mundësi që të përdor gjuhën e gabuar ndaj meje askush. Kam ardhur me bindjen se jam në një komision parlamentar.

Vokshi: Këtu nuk mund të kërcënoni asnjë deputet dhe të përdorni një gjuhë të papërshtatshme.

Lleshaj: Nuk kam ardhur për të parë film këtu.  Unë kam ardhur të përgjigjem pyetjeve. Nuk bëj komentimin e videove.

Vokshi: Kush e dha urdhrin për dhunë ndaj studentëve?

Lleshaj: Forcat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së studentëve. Nuk ka patur asnjë urdhër  për dhunë ndaj studentëve që kanë marrë pjesë në protestën e muajit dhjetor. Policia ka qenë në shërbim të këtij qëllimi. Policët kanë ndihmuar që protesta të shkojë  mirë dhe në fakt ka shkuar shumë mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?