FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD ndërpret bojkotin, nga e hëna në Kuvend

Partia Demokratike i ka dhënë fund qëndrimit të kushtëzuar me Kuvendin, teksa mbledhja e Kryesisë së demokratëve vendosi sot që të rikthejë normalitetin duke filluar nga dita e hënë.

Sipas këtij vendimi të Kryesisë, demokratët do të rikthehen në Komisionet Parlamentare, ku ndodhen një sërë nismash ligjore për të shqyrtuar së bashku me maxhorancën, më e rëndësishmja prej të cilave mbetet reforma në drejtësi.

Ky vendim, sipas demokratëve, mbërrin pas plotësimit të kërkës së tyre për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të dy deputetëve të maxhorancës, që opozita i akuzon se kanë shkelur ligjin duke përfituar fonde publike dhe të kërkesës tjetër që lidhej me ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e marrëveshjes me CEZ-in.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?