FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD prezanton platformën e shëndetësisë: Autonomi spitaleve

Departamenti i Shëndetësisë në Partinë Demokratike, në bashkëpunim me degën e Elbasanit, zhvilloi sot një takim me specialistë të sektoreve të ndryshëm në vijim të dialogimit me kolegët e sistemit shëndetësor.

Nëpërmjet një deklarate për mediat paraditen e sotme, bëhet e ditur se “Partia Demokratike paraqiti platformën për këtë sektor jetik, duke u perqenderuar në disa pika thelbësore, si decentralizimi i sistemit shendetësor e autonomia spitalore, rritja e cilësisë së shërbimit, ulja e kostos. Ky është gjithashtu një mekanizem i domosdoshëm për luftën me korrupsionin, fenomen që rritet nga praktikat e centralizimit, gjë që po ndodh tashmë në vendin tonë”.

“Organet shtetërore si ministria e Shëndetesisë, duhet të kryejnë vetëm rolet horizontale: politikëbërëse, standartizuese, akredituese, kontrolluese. Menaxhimin do ta bëjnë vetë institucionet shëndetësore”, thuhet gjithashtu në deklaratën e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?