FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Rama, në duart e Çakos

Partia Demokratike ka dalë këtë të enjte në një deklaratë për shtyp, ku zëdhënësja e kësaj partie ka thënë se presioni dhe kërcënimet e Ramës ndaj gjykatave ka arritur kulmin.

“Sidomos kur Apeli do të vendosë për Çakon dhe Gjykata Tiranës për Rroshin. Këto janë të dyja raste të inkriminimit të pushtetit. Me shantazhet, Rama kërkon të mbyllë skandalet e paligjshme të përgjimit, ku është vetë i përfshirë. Rama është në duart e Çakos dhe ka frikë se do të flasë nëse nuk i siguron mbrojtje”, thotë Partia Demokratike.

Zëdhënësja e kësaj force politike u shpreh gjithashtu se PD-ja dënon kërcënimet dhe fton institucionet e drejtësisë që të punojnë të pandikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?