FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Rama po sulmon gjyqtarët

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sulmon gjyqtarët, duke iu referuar këtu rastit të Arjan Aliajt, ndaj të cilit Policia e Shtetit ka nisur një hetim për verifikimin e pasurisë.

“Ka vërsulur një taborr me policë kundër gjykatësit që dha një vendim që nuk i pëlqen atij, një vendim bazuar mbi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, mbi skandalin e përgjimeve”, deklaroi sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso.

Sipas opozita gjyqtari po sulmohet vetëm për një arsye.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për të trembur Gjykatën e Apelit para vendimit për Çakon, tregon mirëfilli, e nxjerr lakuriq konceptin e Edi Ramës për drejtësinë dhe institucionet e drejtësisë”, tha Kaso.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD e quan antikushtetuese dhe vepër të rëndë penale këtë duke shtuar se ajo mbështet pa rezerva hetimin e pasurisë së gjykatësve dhe të çdo zyrtari në vend, por vetëm bazuar në ligj dhe kur kjo bëhet nga institucionet e ngarkuara nga ligji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?