FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Si Xhelili i Peshkopisë ka të tjerë në qeveri

Me anë të një deklarate për mediat Partia Demokratike shpreh “neverinë për abuzimin ordiner të zyrtarëve të pushtetit të Edi Ramës”.

PD thote se pamjet filmike të transmetuara sot ne Ora Neës, ku Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili kërkon favore seksuale në këmbim të një vendi pune janë një dëshmi më shumë se ku është zhytur shteti i Edi Ramës.

“Shtet i trafikantëve të drogës dhe prostitucionit, falsifikatorëve, gjobëvënësve, kriminelëve e tashmë dhe funksionare publikë që shfrytëzojnë mjerimin e grave dhe vajzave ku i ka zhytur kjo qeveri për t’u kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Rasti i kryebashkiakut të Peshkopisë nuk është i vetmi por pason atë të Sekretarit të Koço Kokëdhimës, Agron Cane në Sarandë, të shefit të policisë së Velipojës, Ernest Paluku dhe të Luiza Tabakut në Lushnjë, ç’ka tregon se çfarë kriteresh ka kjo mazhorancë për të ofruar vende pune” – thuhet në deklaratën e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?