FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD: Stadiumi, Rama po fsheh dokumentacionin

Pas disa ditëve heshtje, Partia Demokratike u është rikthyer akuzave ndaj kryeministrit Edi Rama për projektin e stadiumit të ri kombëtar.

Në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka e quajti korruptiv dhe klientelist këtë projekt dhe opozita thotë edhe përse.

“Edi Rama vazhdon të mbajë të fshehtë planin korruptiv dhe klientelist të stadiumit. Kërkoj informacion dhe vënien në dispozicion të praktikës që ka ndjekur, projektin e KKRT-së, kontratën e partneritetit publik-privat, procesverbalin e përzgjedhjes së shoqërisë anonime dhe qëndrimin e përfaqësuesve të shtetit, procedurën e përzgjedhjes firmës fituese dhe procedurën e lejes së KKT”, tha Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paloka thotë se afati për të marrë përgjigjie ka kaluar dhe për këtë ka ripërsëritur kërkesën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edi Rama ka zgjedhur të heshtë dhe të mos bëjë publike këto dokumenta sepse e di që sa më shumë të dalin publike dokumentat, aq më shumë zbulohet skandali financiar i këtij projekti”, shtoi ai.

Partia Demokratike thotë se nuk do ta përligjë kurrë këtë projekt që e quan korruptiv dhe nesër në pushtet, çdo hap që hidhet për ndërtimin e tij do ta trajtojë në kuadër të ligjit antimafia.

“Kërkojmë një stadium modern me prioritet hapësirat për publikën dhe sportin”, mbylli deklaratën e tij Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?