FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PD sulmon TV Klan: Servilë të Kryeministrit

Pas sulmit dje ndaj “Top Channel”, Partia Demokratike ka reaguar sot për linjën editoriale të televizionit “Klan”. Në një reagim për mediat, PD shprehet se për të njëjtin aktivitet, Klan pasqyroi vetëm qëndrimin e Kryeministrit dhe jo reagimin zyrtar të opozitës.

Deklarata e plotë e PD

Partia Demokratike shpreh keqardhjen për qendrimin e redaksisë së lajmeve të televizionit Klan, që zgjodhi sot për të njëjtin aktivitet të pasqyrojë vetëm Edi Ramën dhe jo reagimin zyrtar të Partisë Demokratike mbi këtë zhvillim. Ky është një qendrim jo parimor, selektiv dhe servil ndaj kryeministrit. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë si të shenjtë lirinë e fjalës, dhe të denoncojë e dënojë çdo rast deformimi apo censure në shërbim të interesave të qeverisë“.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?