PD-thirrje ministrit të Brendshëm: Largoi provokatorët nga protesta

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka kërkuar nga Ministri i  Brendhshëm, Sandër Lleshaj që të zbatojë ligjin dhe të largojë provokatorët nga radhët e protestuesve të opozitës.

“Sander Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqesor sipas urdhrave te Kryehajdutit Edi Rama. Urdhero Policine e Shtetit te zbatoje ligjin dhe te garantoje mbarevajtjen e protestes, duke larguar provokatoret qe ke futur mes nesh!”,- shprehet Bardhi.

Më herët, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj  ka reaguar për herë të parë me një postim në “Twitter” në lidhje me protestat që janë duke u zhvilluar para kryeministrisë. “Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”, ka shkruar Lleshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?