Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës: Mbështesim bojkotin e studentëve
Një tjetër Asamble e Personelit Akademik, ajo e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i bashkohet Asambleve të disa fakulteteve të tjerë në mbështetje të protestës së studentëve. Në një deklaratë për mediat, pedagogët kërkojnë anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë, si dhe ndalimin e gjuhës denigruese të kryeministrit Edi Rama ndaj stafit akademik.
Deklarata e Personelit Akademik, ajo e Fakultetit të Shkencave të Natyrës
- Mbështetjen për studentët dhe kërkesat e tyre;
- Kërkesën për Dekanatin e FSHN-së që të mos penalizojë studentët protestues për shkak mungesash;
- Solidarizimin me deklaratat e Asambleve të Pedagogëve të fakulteteve të tjerë, duke kërkuar anulimin e v.k.m-ve të fundit, të cilat cenojnë autonominë universitare;
- Hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, më demokratik dhe gjithëpërfshirës;
- Kundërshtinë ndaj fushatës denigruese të ndërmarrë nga kryemistri Rama për figurën e pedagogut.
Studentët nisin protestën në rrugë, gjuajnë me vezë Kryeministrinë (FOTO)
KOHA JONË SONDAZH

