Pedagogët në protestën e artistëve për Teatrin

Protestës së artistëve dhe qytetarëve të cilët kundërshtojnë shembjen e godinës së teatrit Kombëtar, i janë bashkuar sot edhe pedagogët, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj.

Në fjalën e mbajtur, Gjekmarkaj tha se nëse Teatri Kombëtar do të shembet atëherë do të jetë një nga aktet më skandaloze ndërsa theksoi se kjo është një kauzë qytetare.

“Është një nga aktet më skandaloze në qoftë se do të ndodh. Nga ato ngjarjet kur politika prodhon ngjarje për të mbuluar dështimet. Kjo është një kauzë qytetare, prandaj jemi këtu”, u shpreh ndër të tjerash Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa pedagogu Mark Marku në fjalën e tij tha se ‘Teatri është në thelbin e qytetërimit’ teksa shtoi se artistët po i japin atij dinjitet. Marku tha para të pranishmëve se protesta e nisur ka bërë që qeveria mos ta shemb dot godinën. “Unë kam përshtypjen se ju keni fituar dhe nuk e them për optimizëm të rremë…do ta kishin shemb nëse ne nuk do jemi deri në fund”, tha ndër të tjerash Marku.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/232465630646137/videos/267255237167176/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?