Pedagogët në takim me ministren e Arsimit: Presim përgjigje deri në darkë

Pedagogu Mark Marku ka zbuluar detaje nga takimi me Ministren e Arsimit, Besa Shahini. Për gazetarët, u shpreh se Shahini nuk reagoi për asnjë nga kërkesat e pedagogëve, drejtuar Ministrisë së Arsimit përmes një shkrese.

“Ne diskutuam për gjendjen në univeristet, i përqendruam kërkesat te takimi i asambleve para ministrit. Gjatë takimit ministrja nuk u shpreh për asnjërën nga kërkesave, e çoi diskutimin në mënyrë joproduktive për kërkesat. Presim deri në darkë deri sa ajo të ketë një përgjigje konkrete.

Ministren e pamë që nuk po i përgjigjet gjendjes adekuate. Ne do konsumojmë asamblenë se vendimi për grevë do merret nga pedagogët. Do presim deri në darkë, më pas do i drejtohemi trupës akademike për një greve të përgjithshme të pedagogëve. Deri në momentin e fundit qamë hallet, nuk pranonin të plotësonin kërkesat se nuk ishte e autorizuar. Nëse kolegët do bien dakord që të zhvillojmë një grevë të përgjithshëm, jo detyrimisht është e njëjta gjë. Patjetër, që ne kemi qenë në mbështetje të protestës që ditën e parë, nuk ka asnjë kufizim për mënyrën si protestojnë. Mjaftojnë të jenë protesta paqësore”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?