FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pedagogët nisin grevën, bojkotohet mësimi

Pasi nuk arritën të gjenin gjuhën me Ministren e Arsimit, Besa Shahini, pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë kanë çuar protestën e tyre në një tjetër nivel.

Përmes një vendimi me shumicë votash, drejtuesit e Personelit Akademik kanë vendosur nisjen e grevës duke kundërshtuar vendimet e qeverisë në raport me Universitetin. Pjesa më e madhe e pedagogëve me 36 vota pro dhe 2 kundra i hapën rrugë kauzës së re të grevës dy ditë më parë, ndërsa ata kërkuan ndihmën edhe të studentëve që t’i mbështesin.

Ditë më parë mbledhja e senateve në Universitetin e Tiranës i kërkoi qeverisë të reflektonte mbi disa propozime, që në thelb mbronin autonominë e universitetit. Krahas kësaj, ata parashtruan si pikë edhe shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe ndalimin e shantazhit ndaj pedagogëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?