“Pedagogët të ngrihen. Mjaft u poshtëruan!”
Kryetarja e Komisionit të Arsimit, Albana Vokshi i bëri thirrje të gjithë trupës pedagogjike që të ngrihet për të mbrojtur të drejtat e tyre.
E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Vokshi tha se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla qëllimshëm nuk ka miratuar aktet nënligjore për dhënine e pagave të pedagogëve.
“Vetë pedagogët, profesorët duhet të ngrihen. Nuk duhet të ngrihen sepse thotë opozita, jo. Nëse babai im do ishte sot profesor, unë do ti kisha kërkuar që ai të ishte i pari të dilte për të mbrojtur të drejtat e tij. Ndaj unë i bëj thirrje të gjithë trupës akademike, ngrihuni! Ngrihuni për të mbrijtur të drejtat tuaja sepse syta e të gjithë qytetarëve janë drejt tyre, drejt artistëve dhe sigurisht në mbrojte të të drejtave kushtetuese të të gjithë të rinjve shqiptarë. Deputetja demokrate i bëri thirrje ministres që në mënyrë urgjente duhet të ulet dhe të konsultohet me stafin pedagogjik sesi do të bëhet shpërndarja e fondeve dhe të miratoje vendimin e këshillit të ministrave”,- tha Albana Vokshi.

KOHA JONË SONDAZH

