FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pëllumbi: Përparësi qeverisja, jo mandati i Ramës si kryetar i PS-së

Servet Pëllumbi, një prej figurave mjaft të njohura të socialistëve dhe ish-kryetar i Kuvendit, përgjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS-së ka komentuar edhe zhvillimet brenda partisë më të madhe qeverisëse.

Sipas tij, në këto momente përparësi për PS-së është legjislatura qeverisëse dhe jo thjeshtë mandati i kryetarit të Partisë Socialiste.

Pëllumbi vlerëson se është pa sens që të diskutohet mandati i kryetarit të PS përgjëtë kohës që ai qeveris vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse mandati i kryetarit skadon në mes të legjislaturës, sidomos kur është kryeministër, s’ka kuptim që teksa ai qeveris, edhe për në, ne t’i dalim kundër. Kjo nuk do kishte sens. Ai është votuar nga më shumë se anëtarët e partisë, është votuar nga populli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, edhe kjo histori që ne kërkojmë çdo gjë nga kryetari, që për çdo gabim e ka fajin kryetari, është gabim.

Madje unë them se kur kryetari është kryeminister, drejtimin e përditshëm të partisë duhet ta ketë sekretari i përgjithshëm”,- tha Pëllumbi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?