FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pensionet janë ulur me 3.2 %. Presidenti Meta: Me paratë tuaja “fusk-shteti” do të pagaujë 10 mijë patronazhistët që spiunojnë jetën e qytetarëve

Presidenti Ilir Meta thotë se për herë të parë pas 20 vitesh pensionet nuk janë rritur, madje janë ulur me 3.2%.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se “në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit“.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur nëna, baballarë, të nderuar prindër dhe veteranë!
Pavarësisht mundit, punës dhe sakrificave tuaja shumëvjeçare, për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, pagesat e pensioneve tuaja jo vetëm nuk u rritën por u ulen me 3,2%.
Në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit.
Prandaj 25 Prilli është referendum edhe për nënat dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?