FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përkujtimi i Hajdarit, Presidenti Meta: Rrugën e demokracisë duhet ta mbrojmë me çdo çmim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në përkujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, vendosi një kurorë me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

”Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri. 12 shtatori është dita më e rëndësishme e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe vendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, të pluralizmit politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e cdo shteti dhe që duhen mbrojtur me çdo çmim”, tha ai për mediat.

Vajza e tij, deputetja Rudina Hajdari ndryshe nga herë të tjera, kësaj radhe nuk i është bashkuar aktiviteteve të organizuara në këtë ditë nga PD, por ka zgjedhur të marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga Kuvendi. Partia Demokratike ka organizuar disa aktivitete për të kujtuar figurën dhe veprën e Azem Hajdarit në memorialin e ngritur në nder të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?