Përplasja e policisë me Presidentin, Dash Shehi: Popull, po nuk reaguat kundër Ramës jeni dele
Dashamir Shehi gjykon se gjesti që bëri sot Presidenti Ilir Meta ishte një reagim i detyruar që justifikohet, pasi mbrojti më të dobëtin. Në një video mesazh në Facebook, Shehi paralajmëron se në 45 ditët e mbetura përpara zgjedhjeve do të ketë shumë episode të tilla. Ai ka një thirrje për njerëzit që të reagojnë, “ose ndryshe nuk jemi më njerëz, por dele”.
“Ky shtet ka rënë prej kohësh, kryeministri e shkel kushtetutën përditë me të dyja këmbët, ditën që e shkel ky pastaj shteti bëhet dy herë më i keq. Kjo rrodhi nga një urdhër bashkie se i duhen bashkisë së Tiranës 200 metra, por i duhet me dhënë një sinjal palës tjetër se ne ju dhunojmë, ju nxjerrim nga shtëpia. Kjo nuk bëhet për ato pak vota që ka ajo partia, por për ti dhënë sinjal të gjithë opozitës, që ne ju trembim, ne ju dhunojmë. Në të mirë apo keq, Meta sot bëri një gjest, pastaj formulën, etikën, ai ishte shumë transparente gjithë situata, hajde ta diskutojmë, por i ka dalë të dobëtit në krah. Është e frikshme ka ndodhur në mes të Tiranës, para zgjedhjeve, imagjinoni në një shat të Gramshit apo Burrelit. Më mirë që ndodhi sot që të bëhemi të gjithë gati. Ky është një truk i ngritur nga Edi Rama. Gjatë këtyre 45 ditëve do të dalin me mijëra nga këto probleme. Shteti shqiptar nuk ka qenë ndonjëherë baba për shqiptarët, por njerk”,– tha Dashamir Shehi.
Ai shtoi se “duhet të reagojmë ndaj kësaj të keqe, ose ndryshe nuk jemi më njerëz, por dele, se delet nuk reagojnë kur hyn ujku në vathë dhe kap atë që ka më afër, ata të tjerat vazhdojnë hanë bar. A është e mrekullueshme kjo opozitë? Jo, njerëz jemi. Ne nuk jemi klubi i engjëjve. Por në krahasim me Edi Ramën është një diferencë e madhe”.
Lexoni edhe…
- Reagojnë drejtuesit e Opozitës pas përplasjes së policisë me FRD dhe Presidentin
- Dhuna e policisë ndaj opozitës, Agron Duka: Provokim i rëndë, ndërkombëtarët të reagojnë
- Policia dhunon opozitën. Presidentin Meta shkon në zyrat e FRD: Zbatoni ligjin. Mos u bëni si policia e Mubarakut
- Fatmir Mediu: Ky s’është shtet, por një grup banditësh
- Pse kërkon bashkia të nxjerrë jashtë godinës FRD-në 2 javë pas firmosjes së koalicionit me opozitën e bashkuar
- “Veprim puçist e terrorist i Ramës”, Berisha: Ja pse e urdhëroi pushtimin e zyrave të FRD!
- Dhuna e policisë ndaj opozitës, Ndoka: Roli i Presidentit Meta në këto momente është jetik
- Vasili: Asnjë horr qeveritar dhe pis bashkiak nuk dhunon dot opozitën
- “Veprim puçist e terrorist i Ramës”, Berisha: Ja pse e urdhëroi pushtimin e zyrave të FRD!
- Martin Henze: Ambasadorë përse nuk flisni? Policia kërcënoi Presidentin e Republikës
KOHA JONË SONDAZH

