Përplasje në mbledhjen e PD
Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së ditën e sotme ka pasur jo pak debate. Nga burime në PD mësohet se deputetja Jozefina Topalli është shprehur kundër pjesëmarrjes së ambasadorëve Vlahutin dhe Lu në këtë mbledhje.
Pjesëmarrja e tij lidhet drejtpërdrejt me miratimin e reformës në drejtësi, mirëpo Topalli është kundër pjesëmarrjes së ambasadorit Lu në këtë mbledhje, raporton Panorama.
Ky i fundit ka folur me tone të ashpra disa ditë më parë, kur tha se “do të digjej ai udhëheqës politik që bllokonte reformën në drejtësi”. Ndërkohë, mbledhja e sotme kishte temë reformën zgjedhore, por debati ka devijuar.
“Është rast unik në botë që një ambasador të thërrasë në mbledhje një grup parlamentar”, mësohet të ketë thënë Topalli.

