FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përse e pritën Ramën në Uashington?

Nga Spartak Ngjela/Vizita e Kryeministrit shqiptar në Uashington: Ishte një meritë e tij si figurë politike?

Ishte shenjë për rëndësinë e Shqipërisë në politikën botërore?

Apo mos ishte dhe diçka tjetër?

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht që Shqipëria sot është pikë qendrore në politikën amerikane dhe gjermane në Ballkan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, edhe e penguar nga politika zyrtare shqiptare, kundër interesit shqiptar.

Kjo eshte arsyeja e gjërave – pengesa e kësaj politike në Tiranë.

Dhe këtë, sigurisht që e përfitoi Rama.

E thënë shkurt: neverinë që ka politika amerikane për Berishën, e përfitoi Rama si protokoll, nderime dhe si pritje e politikës së lartë amerikane.

Por, vetëm të djathtët nuk duan ta kuptojnë këtë në Shqipëri dhe mbeten peng i gravitacionit oriental Berisha.

Nuk e kuptojnë, se nuk e duan progresin perëndimor, edhe një grup otomanësh që e shohin Saliun si shpresë osmane në Shqipëri.

Gjithsesi, ky eshte realiteti.

Berisha konsiderohet sot ende si pengesë ne progresin perëndimor të Ballkanit, dhe, këtë fakt, e përfitoi Rama këto ditë në Uashington.

Por a do ta heqë këtë pengese antiprogres Rama?

Sigurisht, kjo mbetet për t’u parë.

Por politika amerikane e përkrahu pikerisht për këtë. Këtu do jemi… politika vazhdon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?