Petrit Vasili: Rama është përgjegjës për çdo të keqe në Shqipëri

Kreu i grupit  parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një reagim të fundit në rrjetet sociale është shprehur se fajtori i madh për situatën e krijuar është kryeministri Edi Rama.

Me një reagim në “Facebook”, Vasili pohon se të rinjtë shqiptarë, të cilët po largohen masivisht nga vendi kanë si armik të vetëm shefin e qeverisë, i cili në pikëpamjen e tij ka kapur drejtësinë, ka vjedhur votat dhe është mbështetës e garant i krimit.

“Vetem nje fajtor,vetem nje zgjidhje! Kriza shume e thelle politike e shoqerore ka vetem nje pergjegjes. Integrimi europian ka vetem nje pengese. Shqiptaret kane vetem nje grabites te votave. Qytetaret kane vetem nje kusar te madh te parave te tyre. Te rinjte e Shqiperise kane vetem nje armik te se ardhmes se tyre. Drejtesia ka vetem nje rrembyes te saj. Parate e pista kane vetem nje njeri qe hap deren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kriminelet kane vetem nje mbeshtetes. Zgjidhja politike ka vetem nje menyre. LARGIMIN SA ME PARE TE EDI RAMES”, shkruan Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?