Petrit Vasili: Reforma në drejtësi në agoni

Nga Petrit Vasili

Reforma në drejtësi në agoni dhe zhgënjimi personal.

Si një nga anëtarët e komisionit ad hoc të reformës në drejtësi dhe ku vota ime bënte diferencën sot ndjej vetëm zhgënjim, mosbesim, por edhe përgjegjësi për mirëbesimin e tepruar timin veçanërisht ndaj ndërkombëtarëve.
Ndërkombëtare që ne atë kohë patën një sjellje pak të thuash ofensive dhe shumë imponuese nën alibinë e një reformë që i duhej realisht vendit.
Të gjithë paqartësive të thella dhe formulimeve të dyshimta ndërkombëtarët iu përgjigjën duke vënë gjoksin si garantet e paepur të integritetit të reformës.
Imponuan edhe futjen në Kushtetutë të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit duke shënuar një hap të paprecedentë të ndodhur në asnjë vend tjetër.
Mirëbesimi i verbër tek paanshmëria e tyre, nën dritën e katrahurës së sotme të reformës në drejtësi është sigurisht edhe përgjegjësi e imja.
Sot të gjithë e shohin qartë që ONM anashkalohet,
nënvleftësohet dhe refuzohet pa asnjë hezitim nga rilindja dhe qeveria.
Ndërsa Euralius mbështet “qetësisht” devijimet e rënda të reformës.
Kritikës ia ka zënë vendin krijimi i alibive dhe duartrokitjet zhurmëmëdha të reformës së “paparë” në glob.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo Reformë nëse mund të quhet më akoma kështu zbrazi vendin nga drejtësia dhe ato pak institucionet që u krijuan kanë integritet moral dëshperues sipas vetë konstatimeve te ONM, por që tani e ka zërin ne fikje e sipër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muaj më parë kam thënë që reforma në drejtësi është në agoni të thellë.
Reforma në drejtësi si filozofi dhe si veprim konkret është në agoni të thellë pasi kapja e drejtesisë nga rilindja fitoi mbi drejtësinë e paanshme dhe të barabartë për të gjithë.
Reformën në agoni tashmë rilindja po e klonon pa u lodhur duke filluar:
nga zgjedhja e prokurorës së përgjithshme, që u zgjodh kundër kushtetutës me 69 vota kur Komisioni i Venecias kish sugjeruar që të mos përdoreshin as 84 votat që maxhoranca kishte në atë kohë si dhe pa veting.
Nga asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë për të legjitimuar pandëshkueshmërinë e qeverisë dhe për bllokuar mundësinë e ankimit për koncesionet, grabitjen e pronës publike etj etj.
– nga bllokimi i KED me sebepin e vetingut nderkohë që kryeprokurorja e përkohshme u zgjodh pa veting dhe bëri ç’deshi për muaj të tërë, duke mbyllur gojën për gjithçka
– nga transformimi i komisionit të ligjeve në një inkuizicion, që po djeg reformën me votimet e tij.
– Ku është grupi i ekspertëve të nivelit të lartë qe iu dha e drejta të propozonte projektligjet e reformës? Komisioni i ligjeve i merr propozimet e ekspertëve dhe i klonon duke i ndryshuar totalisht ato vetëm me votat e rilindjes.

Rilindja me britma histerike thoshte se “reformën po e bëjnë ekspertët dhe në nuk ndërhyjmë”, ndërsa sot draftet e ekspertëve të nivelit të lartë janë zëvendesuar nga klonimet e komisionit të ligjeve.

Ndaj reforma ështe në agoni.

Fryma dhe filozofia e 21-22 korrikut dhe e votimit të shtatë ligjeve është shuar së bashku me ndërkombëtarët, ambasadorë a misione qofshin, që bënë sikur i dolën për zot integritetit të saj.
Sot ka vetëm arna dhe klonime që po riciklojnë në mënyrën më të keqe drejtësinë e vjetër.
Garancitë e ndërkombëtarëve për zbatimin korrekt të reformës janë tashmë thjesht një fjalë dhe vetëm nga e kaluara.

Ka fituar Motoja e rilindjes “poshtë reforma në drejtësi dhe rroftë kapja”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?