FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Plani i Ramës për “Qemal Stafën”, biznes për të dhe miqtë e tij

PD e ka cilësuar planin për stadiumin Qemal Stafa një skemë të pastër korruptive. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa akuzoi kryeministrin Edi Rama se me projektin e prezantuar kërkon ta kthejë stadiumin kombëtar në një qendër të madhe tregtare dhe biznesi dhe ta trajtojë si pronën e tij duke shpërndarë hapësira sipas interesave personale.

Ina Zhupa: Për Edi Ramën nuk është prioritet fusha dhe sporti, por dyqanet, baret dhe njësitë tregtare që parashikon skema e tij.

PD i bëri thirrje sipërmarrësve që të mos bëhen pjesë e planit pasi ai do të anulohet menjëherë me të ardhur në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ina Zhupa: Eshtë në rriskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para në një projekt që Edi Rama kërkon ta trajtojë si pronën e tij, një projekt që do të hidhet poshtë nga Partia Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zëdhënësja Zhupa tha se PD është në favor të një stadium sipas standardeve olimpike, ku prioritet do të ketë loja dhe jo klientela e klientelizimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?