FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policët mbi 55 vjeç gati të përjashtohen nga policia. Ministri gati projektligjin

Policët mbi 55 vjeç të bëhen gati të lenë punën. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë që u zhvillua ditën e sotme online, ka deklaruar se punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojë vendet e tyre të punës.
Lleshaj tha se po hartohet një projektligj, që të reduktohet mosha e madhe punonjësve të policisë, ku sipas Lleshajt në vendin tonë është 45.1 vjet, më e madha në Rajon.

‘Policisë së Shtetit i duhet që të përballojë detyrën që i kërkohet, i duhet edhe përgatitje e mirë fizike. Për rrjedhojë kjo lidhet edhe me moshën e punonjësve të policies”- ka thënë ministri. Dhe duket se ka të drejtë.

Mosha mesatare e policisë shqiptare është relativisht e lartë e krahasuar me vendet e rajonit tonë. Mosha mesatare e policisë shqiptare është 45.1 vjet. Kjo ka qenë arsyeja që ne kemi studiuar të gjitha mundësitë dhe kemi arritur ti dorëzojmë Kuvendit një projektligj që ka për qëllim çështjen e moshës në Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj, punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjeç, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjeç. Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto’, -tha sot Sandër Lleshaj. /Faxweb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?