Policia bllokon edhe bizneset pranë Teatrit, reagon Vokshi: O sot, o kurrë
Pas ndërhyrjes absurde të policisë së shtetit në disa biznese pranë Teatrit Kombëtar, vjen reagimi i ish-deputetes së PD, Albana Vokshi.
“Prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të një autori të veprës penale”, shkruan Vokshi në reagimin e saj.
Reagimi i plotë i Albana Vokshit:
CMENDURI!! POLICIA BLLOKON PRONËN PRIVATE PËR TË PENGUAR QYTETARËT T’I BASHKOHEN PROTESTËS!!
Ky është Bar Epiri që policë të devotshëm të Edi Ramës e kanë zaptuar për të penguar cdo komunikim me qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Prona private mund të bllokohet dhe mbyllet nga policia vetëm nëse është skenë krimi apo nëse është në ndjekje të një autori të veprës penale.
Ndërkohë që kriminelët janë të lirë, prona private bllokohet dhe Ansambli i Teatrit Kombëtar rrethohet nga forca të shumta policie dhe forca të ndërhyrjes shqiponja.
Këta policë sot e kanë vulosur shkarkimin nga puna dhe do përgjigjen për cdo shkelje ligji apo dhunë ushtruar ndaj qytetarëve ose artistëve.
Teatri Kombëtar është streha e fundit e lirisë dhe e demokracisë.
O Sot O Kurrë!!
Edi Rama #MosGuxoMeTeatrin
https://www.facebook.com/559294428/videos/10157574316914429/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

