Policia heq energjinë nga godina e Teatrit, dalin Forcat Speciale, Aleanca thirrje qytetarëve

Anëtarët të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë kanë konfirmuar për Syri.net, se policia ka shkëputur energjinë e godinës së Teatrit Kombëtarë, e cila aktualisht është në duart e protestuesve të shumtë.

Nga ana tjetër mësohet se janë parë forca të shumta speciale, të cilat janë organizuar prapa ish-hotel Dajtit në pritje të një ndërhyrje, nga momenti në moment.

Aktivistë të lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit po ju bëjnë thirrje qytetarëve të kryeqytetit, që të bashkohen urgjentisht në mbrojtje të pronës publike dhe kauzës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dorëzohen” policët, ulin kokën dhe kthejnë kurrizin nga kamerat

Swiss Digital Mobile Reklama

Një grup protestuesish kanë arritur të futen brenda godinës së Teatrit Kombëtar pavarësisht këmbënguljes dhe rezistencës së efektivëve të Policisë.

Ndërkohë në ambientet e brendshme të Teatrit këta të fundit janë filmuar ndërsa që qytetarët iu flasin ata kthehen me kurriz nga kamerat dhe kokën ulur.

Artistët dhe protestuesit kanë bërë thirrje vazhdimisht ndaj forcave të rendit për mospërfshirjen e tyre në mbrojtje të paligjshmërisë.

Ndërsa mësohet se para paik ççastesh është bërë edhe ndërprerja e energjisë elektrike, lëvizje e çila mund të pasojë me tentativën përfundimtare për futjen e mjeteve për të shembur godinën.

Protestuesit futen brenda Teatrit, policët ulin kokën dhe u kthejnë kurrizin kamerave

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?