Policia ndalon aktorët tu japin ujë kolegëve të ngujuar te Teatri
Politikë E Martë, 28 Shtator 2021 19:35
Artistët kanë hyrë brenda godinës së Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar prishjen e tij. Policia ka rrethuar godinën dhe nuk lejon që asnjë qytetarë të afrohet në godinë. Ndërkohë policët kanë marrë urdhër që të mos lejojnë futjen në godinë as të ujit dhe ushqimeve për artistët që ndodhen brenda që prej paradites së sotme.
Video më poshtë tregon sesi policët ndalojnë edhe aktorët e tjerë që të çojnë ujë për kolegët.
KOHA JONË SONDAZH

