FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia në aksion. Procedime e arrestime nga veriu në jug për protestat kundër rritjes së çmimeve

Policia ka nisur aksionin për arrestime e procedime penale për dhjetëra persona në të gjitha qytetet e vendit ku janë zhvilluar protesta për rritjen e çmimeve.

Kështu 18 persona janë proceduar në Lushnjë, Fier e Berat. 6 të tjerë janë proceduar në Dibër, në Korçë 10 persona, mes tyre edhe deputeti demokrat Edmond Spaho.

Në Shkodër është arrestuar një tjetër. Ndërsa në Tiranë janë shoqëruar dhjetëra të tjerë gjatë 3 ditëve të zhvillimit të protestave nga qytetarët për rritjen e çmimeve që kanë shkuar në stratosferë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithë këtë masa të policisë, sërish qytetarët nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen prapë sot, të gjithë të bashkuar në orën 11:00 në sheshin kryesor të Tiranës dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?