Policia refuzon lejen për protestën e opozitës, reagon PD: Nuk ju kemi kërkuar leje!

Policia e Tiranës i ka refuzuar lejen Partisë Demokratike për protestën që pritet të mbahet ditën e martë. Me anë të një letre të firmosur nga Drejtori Kastriot Skenderaj, policia argumenton se mos dhënia e lejes për tubimin e paralajmëruar nga opozita ka të bëjë me shkeljet e konstatuara gjatë protestës së 26 shkurtit.

Me anë të një letre korrespondence me policinë, Partia demokratike akuzon blutë se po shkelin kushtetutën dhe në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar oficerët e  policisë. Partia Demokratike argumenton se policia ka ndërhyrë me altoparlant për ndalimin e dhunës, në një kohë që nuk po ushtrohej dhunë, dhe pavarësisht pretendimeve të policisë protesta do të zhvillohet dhe pa lejen e tyre.

Arsyetimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhuna e përdorur ndaj deputetëve

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhuna ndaj punonjësve të policisë

Goditja me shkopinj, lëndë piroteknike dhe gurë

Thirrjet e organizatorëve me përmbajtje dhune

Vazhdimi i shkeljeve edhe pas thirrjeve të policisë

Rrezikohet siguria kombëtare dhe publike

 

Argumentet e PD-së:

Me 26 shkurt nuk ka patur asnjë akt dhune

Policia ka ndërhyrë me altoparlant pa shkak

Asnjë deputet nuk është dhunuar apo goditur

Asnjë efektiv policie nuk është dhunuar apo goditur

S’ka patur thirrje të organizatorëve për dhunë apo sulm.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?