Pollo-Vlahutinit: A është informuar siç duhet Brukseli për kanabisin…
Komiteti i Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE po zhvillon punimet në Tiranë nën drejtimin e Monica Macovei, kryetare e delegacionit të PE. Duke marrë fjalën në tryezë, deputeti i PD-së, Genc Pollo ka pyetur Ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, nëse Brukseli është informuar siç duhet në lidhje me situatën e kanabisit në Shqipëri.
Pollo tha se: “cili do të jetë vendimi në qershor per hapjen e negociatave ne nuk e dimë dhe shpresojmë të jetë pozitiv, por kam nje pyetje per delagcionin e bashkimit Europian edhe në vijim të pyetjeve që dëgjova më parë.
“Në deklaratën e stabilizim asocimit të kryesuar nga zonja Mogherini për palën e Bashkimit Europian të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar flitet për rezultate pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe kjo më duket se bie në kundërshtimm me raportin e Europolit publikuar tre javë më vonë, i cili vlerëson se Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor të trafikuar në Bashkimin Europian.
Po kështu janë negative raportet e vitit 2017 të Qendres Europiane të Monitorimit për drogën në Lisbon si dhe për zyrën e kombeve të bashkuara për drogën që janë në fakt këmbana alarmi ç’ka publiku shqiptar e sheh mbi baza ditore dhe javore tone kanabisi të kapura nga policia italiane dhe greke.
Dhe ekspertët besojnë që mungesa e kultivimit dhe shkak i mbiprodhimit të vitit të kaluar.
E njëjta gjë në vjeshtën e 2016 në Këshillin e Stabilizim Asocimit apo në raportin vjetor të Komisionit Europian ose nuk përmendet problem osei referohen luftës të intesifikuar kundër tij në atë kohë të udhëhequr nga Saimir Tahiri.
Ndërkohë që po në atë vit raporti i strategjisë ndërkombëtare të kontrrollit të narkotikëve, Departamenti Amerikan i shtetit për të thënë një shembull, flet për nje rritje 5-fish të kultivimit të kanabisit, ndërsa në Shqipëri njerëzit shikonin gjithandej kanabizimin.
Duhet të mendojmë që ka patur Brukseli informacionin e duhur dhe objektivën e plotë për këtë çështje”, tha Pollo.
KOHA JONË SONDAZH

