Prej muajsh Rama u shmanget gazetarëve, flet vetëm për ”ERTV”
Politika në vend është në ditët më të këqija. Opozita ndogji mandatet, ndërkohë që mazhoranca është përballë skandale, kryesisht në manipulimin e votës në zgjedhje. Në këtë situatë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të qëndrojë sa më larg gazetarëve shqiptarë, ndonëse daljet e tij të përditshme në ”ERTV” nuk mungojnë, aty ku flet për ato që ai do.
Rama më shumë është interesuar për mediat italiane, të cilat po raportojnë me intensitet të lartë për protestat e opozitës dhe rritjen e trafikut të drogës. Hera e fundit kur kryeministri Rama doli përpara gazetarëve, ka qenë më 31 dhjetor të 2018-ës.
Më 21 janar, Rama pati një përballje të shpejtë me gazetarët e politikës, përpara Parlamentit, kur deputetët socialistë e votuan edhe në krye të Ministrisë së Jashtme. Aty Rama pranoi vetëm dy pyetje dhe që lidheshin me marrjen e detyrës së re. Për gati dy muaj e gjysmë, Rama është shfaqur vetëm në një emisionin televiziv, në ”Real Story”.
KOHA JONË SONDAZH

