Presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, në konflikt rreth çështjes së zgjedhjeve
Nga Llazar Semini
Botuar në The Washington Post
Konflikti politik në Shqipëri mori një tjetër kthesë të enjten pasi presidenti njoftoi një datë e re për zgjedhjet vendore, ndërsa kryeministri dhe qeveria e tij socialiste këmbëngulën se votimet do të mbahen siç është planifikuar, këtë fundjavë.
Presidenti Ilir Meta tha se zgjedhjet do të zhvillohen më 13 tetor, duke njoftuar më parë se ai ishte duke anuluar zgjedhjet e së dielës për shkak të bojkotit nga opozita.
Meta tha se caktimi i datës së re të zgjedhjeve ka për qëllim “të japë një mesazh pozitiv për partnerët evropianë”. Kjo datë përkon pak ditë para se Bashkimi Evropian të vendosë nëse do të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Kryeministri Edi Rama këmbëngul se zgjedhjet do të zhvillohen, siç janë planifikuar, të dielën. “30 qershori është data e vetme e zgjedhjeve”, shkroui Rama ndërsa Meta ende mbante s’e kishte përfunduar konferencën e tij për shtyp ku njoftou datën e re të zgjdhjeve.
Opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën, që prej shkurtit po zhvillon protesta për akuzat e manipulimin të zgjedhjeve dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar. Ajo ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe po kërkon zgjedhje parakohshme parlamentare.
Opozita ka kërcënuar të parandalojë çdo votim dhe thotë se nuk do të njohë ndonjë rezultat të zgjedhjeve.
Ministria e Brendshme deklaroi se një turmë e mbështetësve të opozitës tentuan të djegin materialet zgjedhore në qytetin verior të Bushatit të enjten dhe tre policë u plagosën.
Një njoftim nga Policia bënte të ditur se në përplase morën pjesë se 200 deri në 250 përkrahës të opozitës. Nëntë persona u arrestuan.
Partia Demokratike mohoi se mbështetësit e saj ishin të përfshirë në atë ngjarje.
Basha, kreu i opozitës, zhvilloi një takim me Presidentin Meta ditën e djeshme, ndërsa kryeministri e refuzoi ftesën e Metës për takim. Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit.
Basha tha se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor ” nëse ata që u përfshinë në vjedhjen e votave dhe në lidhje me krimin e organizuar nuk përballen me drejtësinë”.
Mathew Palmer, zëvendësndihmëssekretar i shtetit të SHBA-ve për çështjet evropiane, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se SHBA pret që zgjedhjet të mbahen siç janë planifikuar. “Ne shpresojmë që zhvillimi i zgjedhjeve të jetë i qetë dhe transparent,” shtoi ai.
https://www.washingtonpost.com/world/europe/albania-president-prime-minister-in-conflict-over-elections
Përshtati: Lindita Kokoli, Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

