FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Crowford: Nuk investohet në Shqiperi!

Kompanitë e naftës që po shesin kontratat e tyre në Shqipëri, nuk po largohen për shkak të çmimit të ulur në bursë, por nga kushtet e vështira të të bërit biznes në Shqipëri.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford, thotë në një intervistë për ABCNews, se sjellja e Albpetrol në sektorin e naftës dhe taksat në të gjithë sektorët e tjerë kanë përkeqësuar klimën e biznesit në vend.

“Bankers, por dhe Transatlantik, që ka pasur një miliarder amerikan që është duke ikur, ose duke ndryshuar. Ata po ikin më tepër pasi kanë pasur probleme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një reklamë jo shumë e mirë për të tjerët. Ata mendojnë se nuk ka stabilitet këtu. Mendojnë se do të vijnë këtu të investojnë dhe nesër mund të kenë probleme me taksat, me qeverinë. Ata janë të frikësuar kur dëgjojnë se kanadezët ose amerikanët po ikin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata thanë se në fund të fundit ne nuk kemi kohë të investojmë këtu. Ne investojmë edhe në Irak e Kurdistan. Një prej këtyre amerikanëve tha se ka dy vende ku nuk investojmë dot, një prej tyre është Shqipëria”.

“Ka një projekt tani prej 3 milionë dollarë. Thanë se do investojmë në Kosovë dhe në Shqipëri. Thanë ku është më mirë të kemi bazën. Në bazë të taksave, thanë në Kosovë”./abcnews/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?