Presidenti Ilir Meta përkujton çeljen e Kolegjit arbëresh të Shën Adrianit

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot ditën e çeljes së Kolegji arbëresh i Shën Adrianit, në Itali. Ky kolegj ka luajtur një rol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. si një institucion kulturor, arsimor dhe atdhetar ku u formuan disa nga patriotët më të njohur shqiptarë.

Në një postim në Facebook, Presidenti Meta ka postuar dhe foto nga vizita që zhvilloi me homologun italiane, Sergio Mattarella, disa muaj më parë në këtë kolegj.

“Si sot, në vitin 1734 u çel Kolegji arbëresh i Shën Adrianit që u kthye në një qendër të rëndësishme arsimore, kulturore dhe atdhetare të arbëreshëve të Italisë. Jeronim de Rada, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani dhe një plejadë e vyer e shkrimtarëve e dijetarëve arbëreshë të ngulimeve të Kalabrisë e të Bazilikatës kanë ndjekur këtë institut arsimor, që nga rëndësia, roli dhe kontributi i tij në fushën kulturore, atdhetare dhe kombëtare është unik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruaj mbresa të shkëlqyera nga vizita historike në këtë Kolegj së bashku me Presidentin e Italisë Sergio Mattarella në nëntor të vitit të kaluar”,- shkruan Presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?