FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta, bisedë telefonike me Presidenten Gjeorgjisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili. Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat euroatlantike të Gjeorgjisë dhe përgëzoi Tbilisin për kontributin thelbësor në operacionet dhe misionet e Aleancës.
“Marrëdhëniet Shqipëri-Gjeorgji konsiderohen shumë të mira, – theksoi Kreu i Shtetit, “ndërkohë që ka vend për gjallërimin e tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në ato shumëpalëshe”. U shpreh gjithashtu interesi për bashkërendimin e përpjekjeve për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, si dhe në fushën e turizmit, ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Meta rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje tё integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisё. Të dy Presidentët ndanë informacione rreth situatës së pandemisë COVID-19, si dhe qasjeve për lehtësimin e masave shtrënguese që do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë dhe rifillimit të jetës normale në të dy vendet respektive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?