Presidenti Ilir Meta do konsultohet me ish-presidentët për Marrëveshjen me Greqinë

Pas mbërritjes së kërkesës për plotfuqishmëri në bisedime me Greqinë, nga ana e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për Presidentin Ilir Meta, kanë nisur menjëherë kontaktet.

Burime nga Presidenca kanë konfirmuar se kërkesa nga Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme ka mbërritur mbrëmjen e djeshme.

Menjëherë pas mbërritjes së saj, sot në 8:00 në mëngjes, Presidenti Ilir Meta ka pritur ish-Presidentin Bujar Nishani për tu konsultuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sot, sipas burimeve pranë Presidencës mësohet se në institucionin e Presidencës ka mbërritur ish-Presidenti Bamir Topi. Menjëherë pas letrës së ministrit Bushati, Presidenti Meta ka vijuar konsultimet me presidentët e mëparshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konsultat me ish-krerët e shteteve nga ana e Presidentit Ilir Meta është një praktikë e re në funksionimin e këtij institucioni, duke synuar që vendimet të jenë sa më konfrom Kushtetutës, ligjeve dhe këndvështrimeve të politikanëve me përvojën në drejtimin e shtetit.

Pritet që Presidenti Meta të konsultohet edhe me ish-Presidentët e tjerë këto 2 ditë e më pas të kthejë një përgjigje për ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Ky i fundit ka zhvilluar dy takime negociatash me homologun e tij grek, Nikos Kotzias. Në takimin e zhvilluar në Korçë, është arritur marrëveshja për faljen e detit nga Shqipëria, Greqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?