Presidenti Meta: Kosova meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s. Do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Kosovës që mundëson dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Presidenti Meta shprehet se ky është vendim historik dhe thekson se Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.
Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë.
Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?