Presidenti Meta: Më ndiqni te Ylli Rakipi në orën 21:00, në “News 24”

Presidenti Ilir Meta do të jetë sonte i ftuar në studion e gazetarit Ylli Rakipi në televizionin “News 24”.

Në një postim në Facebook, Presidenti shkruan: “Të dashur miq, sot në mbrëmje rikthehem për t’u ekspozuar me shumë kënaqësi në emisionin “Të Paekspozuarit”, ndaj ju ftoj të më ndiqni në ora 21:00 në News 24, në një intervistë me gazetarin e mirënjohur, Ylli Rakipi!“.

Kreu i shtetit pritet të flasë për çështjen e dekretit të ministrit të Jashtëm, si dhe për  raportet e tensionuara mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?