FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta në Kosovë te familja Abazi

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, presidenti shqiptar, Ilir Meta do të qëndrojë gjatë ditës në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Meta fillimisht do të ndajë disa dekorata për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës, që shërbyen në ndihmë në Shqipëri pas tërmetit tragjik.

Presidenti shqiptar do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes ku përveç se me ministrin në detyrë, do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj,

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak orë më vonë, Meta së bashku me Haradinajn vizitojnë komunën e Gjilanit, ku priten nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta, Hardinaj dhe Haziri do të qëndrojë në fshatin Livoç të Gjilanit, ku do të vizitojnë familjen Abazi që humbi dy djem në tërmetin në Shqipëri./GazetaExpress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?