FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta në muzeun etnografik në Tuz: Emocione të paharruara

Gjatë vizitës shtetërore në Malin e Zi, Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur dhe në muzeun etnografik shqiptar në Tuz.

Emocionet e kësaj vizite Kreu i Shtetit i ka ndarë me qytetarët, teksa shkruan në “Facebook” mbresat. Ai i shpreh mirënjohje patriotit Shtjefën Ivezaj dhe familjes së tij e bashkëpunëtorëve që kanë mbledhur dhe ruajtur këtë pasuri.

“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufishme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.??”, shkruan Presidenti i Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta e ka nisur dje vizitën e tij zyrtare dhe është takuar me homologun malazez si dhe me krerë të tjerë të shtetit fqinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta Fb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?