Presidenti Meta në Nju Jork: Nëse çmimi i lirisë ishin jetët tona, ne nuk mundëm të jepnim më shumë

Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ditën e djeshme në “Ditën e Çlirimit të Kosovës”, ka nderuar dëshmorët e Batalionit “Atlantiku”, të rënë për lirinë e Kosovës, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi.

Postimi i Ilir Metës në Facebook

Nëqoftëse çmimi i lirisë ishin jetët tona, ne nuk mundëm të jepnim më shumë”.
Dje në Ditën e Çlirimit të Kosovës, në New York, vendosa një buqetë me lule të freskëta dhe u përula me nderim, respekt e mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku” të rënë për lirinë e Kosovës, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, historisë së lavdishme të UÇK-së dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.
I dorëzova nënës heroinë Bahrije dhe babait fisnik Ahmet, Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, që u akordova djemve të tyre të paharruar.
Me shembullin e jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të atdhedashurisë dhe idealeve më të larta njerëzore, vëllezërit Bytyçi do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja të shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit që nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë.
Kur kanë kaluar mbi dy dekada nga vrasja e tyre e pabesë dhe ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz është domosdoshmëri vënia e drejtësisë që do të lehtësojë dhembjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi.
Zbardhja e gjenocidit dhe të gjitha krimeve të kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?