Presidenti Meta pret studiuesin amerikan të historisë së Shqipërisë, Bernd Fischer: Mirënjohje!
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë studiuesin dhe dijetarin e shkencës albanologjike, Bernd Fischer.
Lajmi e këtij takimi është vetë kreu i Shtetit i cili përmes rrjeteve sociale shpreh mirënjohjen e tij për kontributin e prof. Bernd Fischer në transmetimin e historisë së Shqipërisë përgjatë 40 viteve të fundit.
“Një takim i ngrohtë me studiuesin e njohur amerikan të historisë së Shqipërisë, Bernd Fischer, me të cilin pata kënaqësinë të bisedoja për sfidat që ka kaluar vendi ynë në periudha të ndryshme.
Mirënjohje për kontributin e tij të vyer në ndriçimin e historisë sonë”, shprehet Presidenti Ilir Meta në komentin e tj bashkëngjitur fotos nga takimi në Presidencë.

Emri i prof. Bernd Fischer, një prej studiuesve më autoritarë të historisë së Shqipërisë në shekullin e 20-të, është i mirënjohur në mjediset shqiptare.
Ka të paktën katër dekada që merret me certifikimin e kësaj historie.
Autor i disa studimeve monografike, si dhe i një numri shumë të madh artikujsh, trajtesash dhe kumtimesh shkencore, prof. Bernd Fischer është sot një prej fytyrave qendrore jo vetëm të shkencës së historisë, por edhe i dijes shqiptare në përgjithësi të zhvilluar jashtë vendit.
KOHA JONË SONDAZH

