Presidenti Meta: Rritje e bashkëpunimit ekonomik me Korenë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Koresë në vendin tonë, Lim Soo-Suk, me rezidencë në Athinë.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Koreja e Jugut i ka dhënë Shqipërisë përmes Fondit Korean për Zhvillim Ekonomik (EDCF) dhe programeve të mbështetjes për bashkëpunim KOICA.

Duke nënvizuar praninë e kompanive të mirënjohura koreane në tregun shqiptar, si Samsung, Hyundai dhe Kia, Presidenti Meta, shprehu besimin se edhe me emra të tjerë koreanë do t’i bashkëngjiten atyre në të ardhmen, veçanërisht në fushat e energjisë, elektronikës, industrisë kimike, turizmit, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar, dy vendet do t’i japin më shumë substancë marrëdhënieve shumë të mira e miqësore që ekzistojnë”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan mesazhet pozitive të kohëve të fundit lidhur me denuklearizimin e Gadishullit Korean.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?