FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Sakrifica sublime e heronjve dhe dëshmorëve tanë, meriton përulje e nderim

Presidenti Meta ishte sot në  Nishicë të Skraparit, ku ka marrë pjesë përkujtimin e 75-vjetorit të betejës madhështore të Tendës së Qypit, nga 20-26 Janari i 1944, që paralajmëroi dimrin e fundit të pushtuesve.

“Gjaku i derdhur për çlirimin e Atdheut, jo vetëm nderoi dhe lartësoi Shqipërinë në koalicionin botëror anti-fashist, por na shpëtoi nga copëtimi dhe mosekzistenca.”-shkruan Presidenti Meta në Facebook

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nder i veçantë të isha sot në Nishicë të Skraparit, për përkujtimin e një prej ngjarjeve më të lavdishme dhe heroike të LANÇ, 75-vjetorin e betejës madhështore të Tendës së Qypit, nga 20-26 Janari i 1944, që paralajmëroi dimrin e fundit të pushtuesve. Lavdi përjetë 17 dëshmorëve partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit, që u drejtua trimërisht nga Heroi i Popullit, Zylyftar Veleshnja.
Gjaku i derdhur për çlirimin e Atdheut, jo vetëm nderoi dhe lartësoi Shqipërinë në koalicionin botëror anti-fashist, por na shpëtoi nga copëtimi dhe mosekzistenca. Ndaj sakrifica sublime dhe vepra e ndritur e heronjve dhe dëshmorëve tanë, meriton përulje e nderim nga të gjithë ne, pasi shkëlqen edhe sot duke na ndriçuar rrugën për të ardhmen europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?