Presidenti Meta shkruan pas dekorimit të Mary Jean Eisenhower

Presidenti Meta pasi ka dekoruar dje Presidenten znj.Mary Jean Eisenhower, e cila ka jetësuar më së miri ëndrrën e gjyshit të saj, si dhe Ambasadorin Theodore Roosevelt Britton, shkruan në Facebook:

E themeluar nga Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower, për të promovuar paqen dhe mirëkuptimin mes popujve, organizata ndërkombëtare “People to People International” do të mbahet mend me mirënjohje për ndihmën e pakursyer të dhënë ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjatë periudhës së genocidit dhe spastrimit etnik. Në shenjë vlerësimi për këtë kontribut të çmuar, por edhe për promovimin e vlerave më të mira të kombit tonë, u ndjeva sot i lumtur të vlerësoja me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, dy personalitete të shquara të kësaj organizate: Presidenten znj.Mary Jean Eisenhower, e cila ka jetësuar më së miri ëndrrën e gjyshit të saj, si dhe Ambasadorin Theodore Roosevelt Britton.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?