FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta, takim me ambasadorin çek: E falënderova për ndihmën e Çekisë në operacionet për shuarjen e zjarreve

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Çekisë në Tiranë, Jaroslav Ludva. Në një postim në Facebook, Presidenti Meta shkruan se e ka falënderuar ambasadorin çek për ndihmën që Çekia ka dhënë për shuarjen e zjarreve në vendin tonë.

Postimi i Presidentit Meta

Një takim i përzemërt me Ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z Jaroslav Ludva.
E falenderova me mirënjohje për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen konkrete të Çekisë me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve, aq të nevojshme në këtë situatë të vështirë.
E përgëzova dhe i urova shumë suksese në detyrën shumë të rëndësishme, që sapo ka marrë, si Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri. 🇦🇱🤝🇨🇿

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?