FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta telefonon kreun e komunës Tuz, zona më e prekur nga COVID19 në Mal të Zi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kanë telefonuar sot Kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Tuz dhe mbylljes së krejt qytetit në karantinë.
Në një mesazh në rrjetet sociale Gjeloshaj shkruan se ka komunikuar për situatën me Presidentin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Malit të Zi.
Mesazhi i Nik Gjeloshaj:

Kryeministri Dushko Markoviq, sot më kontaktoi për të ofruar mbështetje dhe përcjell mesazhin se Qeveria e Malit të Zi dhe ai janë personalisht me Komunën e Tuzit dhe të gjithë qytetarët e saj në këto rrethana të vështira.

Qeveria e Malit të Zi do të vendosë të gjitha kapacitetet e saj për të mbrojtur popullsinë e komunës sonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faleminderit Kryeministrit për kujdesin e tij në emër të qytetarëve të komunës së Tuzit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në emrin e banorëve të Malësisë, falenderoj presidentin shqiptar, z. Ilir Meta i cili, pak më parë, më mori në telefon për të na shprehur solidaritetin dhe përkrahjen, në keto çaste të vishtira që po i kalojmë. Zoti Meta uron që Malësia të dalë nga kjo situatë me sa më pak pasoja, me shpresë se do të arrijmë që së bashku të tejkalojmë këtë të keqe që e kaploi krejt njerëzimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?