Presidenti Meta, tjetër kërkesë për KQZ
Pasi kërkoi informacion për numrin e deputetëve në Kuvend dhe mori përgjigje nga KQZ-ja që në sallë ishin 122 deputetë, Presidenti i vendit Ilir Meta bën një tjetër lëvizje.
Presidenti i ka dërguar sot një tjetër shkresë KQZ-së ku kërkon të njihet me praktikën shkresore që ka ndjekur ky institucion për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të lënies së mandatit nga opozita.
Ai kërkon kopjen e njoftimit të Kuvendit dhe kopjen e dorëheqjes së deputetit nga mandati.
Po ashtu, Kreu i Shtetit kërkon t’i vihet në dispozicion një kopje e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit deputetëve pasues në listën shumemërorë.
Mënyra sesi KQZ bëri zëvendësimet e deputetëve që lanë mandatit ka jo pak probleme ligjore, duke nisur që nga respektimi i afateve dhe deri të procedura specifike për çdo rast.

KOHA JONË SONDAZH

