Presidenti Meta uron 7 Marsin: Nderim përjetë ndaj veprës së mësuesve dhe pedagogëve
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar fetën e 7 Marsit për mësuesit dhe pedagogët shqiptarë. Me një reagim në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se mësuesit përçuan dijen ndër breza duke konsoliduar vlerat qytetare dhe atdhetare.
Postimi i plotë i Presidentit Meta:
Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!??
KOHA JONË SONDAZH

